27-04-2024

12 vjetori i Pavarësisë, Prizreni në atmosferë kremte

Kosova të hënën mbush 12 vjet shtet.

Në kontekstin e shënimit të këtij përvjetori,  edhe Prizreni është stolisur me flamuj.

Me rastin e shënimit të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prizrenit do të organizojë aktivitete të ndryshme festive, sipas programit të mëposhtëm:

10:00 Vizitë në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
11:00 Dhënia e dekoratave nga ana e Kryetarit Mytaher Haskuka për familjet e dëshmorëve në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”

15:00 Hapja e ekspozitës nga Arbnor Morina në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”
16:00 Orë letrare “Ora e Pavarësisë” në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”
19:00 Koncerti i pavarësisë nga Grupi Newborn në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”

10:00 – 17:00 Turneu i basketbollit U14 në qendrën sportive “Sezai Surroi” (Ndarja e çmimeve për fituesit do të bëhet në ora 17:00)
10:00 – 18:00 Turneu i shahut në Restaurant Oferta (Ndarja e çmimeve për fituesit do të bëhet në ora 18:00). /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.