23-11-2024

“120 euro për familje, plus nga 30 për anëtar”, Murati shpjegon masën për familjet në nevojë

Në Prishtinë është bërë prezantimi i masës 1.2 për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike te familjet me asistent sociale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se secila familje do të jetë përfituese e shumës prej 120 euro për blerjen e lëndëve djegëse.

Përveç 120 eurove plus do të ndahet shuma prej 30 euro për secilin anëtar.

“Për një familje katëranëtarëshe do të jepen 120 euro, plus 120 për anëtarët”, ka vazhduar Murati.

Subvencionimi do të bëhet përmes llogarive bankare të familjeve përfituese. Janë 21 mijë familje me 81 mijë anëtarë përfitues.

Shuma totale e subvencionimit është pesë milionë euro, derisa masa është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

LEXO EDHE:

Prizren: Qeverisja e Totajt jep tender afro 25.000 euro për Arsim, reagon dega e LDK-së – kërkon hetime

Asnjë koment

Comments are closed.