29-06-2026

Ky është i dyshuari për aksidentin tragjik ku humbi jetën polici në Vermicë

Një aksident tragjik ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vermicë, ku humbi jetën një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i shoferi i dyshuar është Dardan Demaj rreth 28 vjeç, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:30, kur Dardan Demaj, duke drejtuar një Porsche Cayenne, po lëvizte në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtim të Pikës Kufitare Vermicë.

Dyshohet se, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet dhe rrethanat e rrugës, ai ka goditur zyrtarin policor Rexhep Gashi rreth 60 vjeç, i cili ishte në patrullim në këmbë dhe po kalonte rrugën.

Përplasja rezultoi fatale, ndërsa vdekja e policit u konfirmua në vendin e ngjarjes nga ekipi emergjent.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori kujdestar, drejtues të Policisë së Kosovës dhe njësitë kompetente hetimore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i zyrtarit policor është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:

Në Pikën Kufitare të Vermicës humb jetën zyrtari policor i Kosovës në aksident

Asnjë koment

Comments are closed.