Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi vazhdimin e realizimit të projektit për ndërtimin e rrugës së re Korishë – Kabash, me gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe vlerë kontrate prej 4.14 milionë euro, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.
Përmes investimeve në infrastrukturën rrugore, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit deklaron se po krijon lidhje më të mira ndërmjet vendbanimeve, po përmirëson qasjen në shërbime dhe po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjitha komunat e vendit.
![]()

