Arrestohet dorasi i vrasjes së Arlinda Zekajt
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, u arrestua, njoftoi Policia, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.
Personi i dyshuar, Sylaj ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Referuar njoftimit nga Policia arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore.
Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim e ofruar për lokalizimin e personit të dyshuar.

Referuar njoftimit, për veprimet e mëtejme procedurale do të veprohet në koordinim me organet kompetente të drejtësisë. / Gazeta e Prizrenit

