29-04-2024

13 vjeçari nga Prizreni abuzohet në Shqipëri, policia s`heton rastin (Video)

Dhuna fizike dhe ajo seksuale ndaj të miturve sa vjen e shtohet. Një fat të tillë pati edhe një 13-vjeçar nga Prizreni, i cili u abuzua seksualisht nga një i rritur nga Shqipëria. Nëna e viktimës e kishte njoftuar Policinë në Kosovë, por rasti u hetua vetëm në aspektin e zhdukjes.

Në hulumtim e realizuar nga gazetarja Kaltrina Rexhepi Dragusha, që transmetohet  në emisionin  “Udhëve” në  RTK, rezulton se me ligj parashihet që fëmijët të kenë trajtim të veçantë, sidomos të miturit. Por një të tillë nuk e pati një i mitur nga Prizreni, i cili u trajtua si fëmijë i zhdukur, por nuk u hetua nëse me të u abuzua.

Kliko linkun për ta lexuar edhe shkrimin:  A bëri më keq Kryetari Totaj apo partia?

Nëna e fëmijës 13-vjeçar, i cili para disa ditësh e kishte kaluar kufirin dhe ishte nisur për në Shqipëri me persona të panjohur. Nëna e viktimës e kishte lajmëruar Policinë e rajonit të Prizrenit për këtë rast. Por sipas saj, Policia nuk kishte reaguar.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, i mituri dyshohet se u abuzua, pasi dëshmi janë edhe videot që janë publikuar në rrjetet sociale, ku gjuha e përdorur është denigruese për një fëmijë të kësaj moshe.

Në videot e shfaqura në Youtube dhe në platformën Tik Tok, fëmijës i kërkohej t`i ekspozojë organet gjenitale, derisa videoja po shfaqej në kohë reale.

Policia e Kosovës arriti ta kthejë të miturin në vend vetëm pas një jave, por nuk filloi asnjë hetim se si u trajtua ai nga një i rritur i moshës 36-vjeçare.

Hetime për abuzimin e tij s`kanë nisur as në Shqipëri e as në Kosovë.

Për një gjë të tillë, shqetësim ka shprehur edhe shoqëria civile.

Ky fëmijë për momentin gjendet në paraburgim në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ndërsa është duke u hetuar për vjedhje të rëndë.

Asnjë koment

Comments are closed.