23-11-2024

13 vjet nga vdekja e krijuesit prizrenas, Rexhep Smajlaj

Mbushen 13 vjet nga kalimi në amshim i poetit, shkrimtarit dhe intelektualit prizrenas, Rexhep Smajlaj, i cili ishte ndër gjeneratat e para të arsimtarëve në trevën e Hasit

Më pas, deri në pension, punoi në ish-Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror (SHKSH) në Prizren. Ai vdiq më 27 tetor 2010  përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Është marrë edhe me shkrime për fëmijë dhe të rritur, kryesisht në fushën e poezisë. Ai la të botuara 8 libra, kryesisht në poezi. Disa nga titujt janë: “Rrefim Pashtriku”, “Nuk matem me hijen time”, “Kronikë shtigjesh”, e të tjerë. Në disa libra, Smajlaj ka qenë edhe recensentë, ndërsa ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Rexhep Smajlaj ka qenë njeri i nderuar në jo vetëm në komunitet, veçanërisht.

I ndjeri është lindur më 1938, në fshatin Romajë të Hasit. Kishte kryer dy fakultete, atë Juridik dhe Pedagogjik, në Prishtinë. Nga viti 2002 ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Një kohë ka qenë bashkëpunëtor në “Rilindja”, “Bujku” dhe “Shkëndija”.

/GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.