147 kandidatë në garë për profesionin e avokatit – OAK organizon provimin nga Kodi i Etikës Profesionale
Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar sot, më 3 tetor 2026, provimin nga Kodi i Etikës Profesionale të Avokatit, ku morën pjesë 147 kandidatë.
Procesi është zhvilluar sipas kritereve të përcaktuara, ndërsa nga OAK është bërë e ditur se provimi është realizuar me transparencë të plotë dhe standarde të larta profesionale.
Ky provim përbën një nga fazat e rëndësishme në procesin e pranimit dhe përgatitjes së gjeneratës së re të avokatëve, me synim ngritjen e standardeve etike dhe profesionale në ushtrimin e profesionit.

Nga OAK kanë theksuar se ky proces synon të garantojë që kandidatët që do t’i bashkohen profesionit të avokatit të kenë njohuritë dhe përgjegjësinë e nevojshme për respektimin e standardeve etike dhe profesionale.
Oda e Avokatëve të Kosovës u ka uruar suksese të gjithë kandidatëve, duke shprehur pritjen që ata që do ta kalojnë me sukses provimin, në të ardhmen e afërt, të bëhen pjesë e profesionit të avokatit në Kosovë.

OAK ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin për ngritjen e vazhdueshme të standardeve të profesionalizmit, integritetit dhe disiplinës në radhët e avokatëve.
Rezultatet e provimit do t’u komunikohen kandidatëve përmes e-mailit zyrtar, brenda afatit të përcaktuar me Rregulloren përkatëse
