25-11-2024

Kurti: Vetëm Prokuroria s’i “njeh” hajnat e mëdhenj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për zhvillimin e dobët ekonomik duke thënë se shoqëria kosovare në këtë aspekt është përtokë.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se jo rastësisht dy brengat kryesore të qytetarëve të Kosovës sipas çdo ankete janë papunësia e korrupsioni, shkruan Insajderi.

Sipas tij përderisa varfëria është poshtë e vjedhja lartë është e vetmja prokuroria që nuk ‘është’ dijeni për hajnat e mëdhenj e si njeh ata.

Shkrimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Sipas Raportit të Iniciativës Kosovare për Stabilitet “Fakte 2018”, 73% e të moshuarve varen nga mbështetja familjare për të mbuluar nevojat e tyre elementare, kurse 91% e të moshuarve të anketuar kanë deklaruar se blejnë barna të listës esenciale. Vetëm 12% e grave në Kosovë janë të punësuara, krahasuar me 46,6% të burrave. Pensionin bazë (shtylla e parë) e marrin gati dyfish më shumë gra sesa burra (81 mijë kundrejt 41 mijë), ndërkaq pensionin kontributdhënës (shtylla e dytë) e marrin mbi gjashtë herë më shumë burra sesa gra (sipër 37 mijë kundrejt 6 mijë). Pra, gati trefish më shumë qytetarë e marrin pensionin bazë krahasuar me atë kontributdhënës. Ekonomikisht, shoqëria jonë është përtokë. Gratë edhe nën tokë.

Jo rastësisht dy brengat kryesore të qytetarëve të Kosovës sipas çdo ankete janë papunësia e korrupsioni. Vjedhja lart e varfëria poshtë janë të ndërlidhura. Punësimi i paktë: me të njofshëm. Ndërkaq, hajnat e mëdhenj, po ashtu: të njofshëm! E vetmja prokuroria nuk është në ‘dijeni’ e s’i ‘njeh’ ata.

Asnjë koment

Comments are closed.