19-05-2024

Dr. Xhevat Elezkurtaj caktohet u.d i drejtorit të QKMF-së në Prizren

Ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren është emëruar dr. Xhevat Elezkurtaj, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Këtë e ka konfirmuar për portalin, Lis Dorambari, zëdhënës i Komunës së Prizrenit, sipas të cilit Elezkurtaj këtë detyrë do ta ushtrojë për tre muaj, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.

Ish-drejtori i QKMF-së, Dr. Mehmedali Gashi i cili për rreth një dekadë e ka menaxhuar institucionin kryesorë të shëndetit primar në Prizren, ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Xhevat Elezkurtaj

Asnjë koment

Comments are closed.