Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndaluar 20 persona për shkak se nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Nga raporti i policisë, del se vetëm në komunën e Prizrenit, dje janë ndaluar 14 persona.
Nga numri i përgjithshëm prej 20 të ndaluarve në nivel vendi, Prizreni përbën trefishin.
Më 15 prill Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes, qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë duke respektuar rregullin me numrin e parafundit të letërnjoftimit./GazetaePrizrenit.net/