15 kandidatët e PDK-së që siguruan ulëse në Kuvend
Pa përfunduar ende numërimi i votave me kusht, atyre të diasporës dhe votave të personave me nevoja të veçanta, tashmë kanë dal emrat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë arritur të sigurojnë ulëse në kuvend.
Nëse trendi i votave mbetet i njëjtë, grupi parlamentar i PDK-së për këtë legjislaturë do të përbehet nga: Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Ardian Kastrati, Rashit Qalaj, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Abelard Tahiri, Bekim Haxhiu, Eliza Hoxha, Blerta Deliu Kodra, Ganimete Musliu, Adelina Grainca, Ariana Musliu Shoshi dhe Floreta Zejnullahu.
Jashtë kësaj liste ka mbetur Faton Abdullahu, opinionisti politik i cili aderoi në PDK para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve.