26-11-2024

15 prizrenas shoqërohen në polici, s’respektojnë masat ndaj pandemisë

Policia ka ndërmarrë veprime ndaj 15 personave në rajonin e Prizrenit, pasi siç thuhet gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin e pandemisë COVID-19.

Në raportin 24-orësh të Policisë, njoftohet së bëhet fjalë për raste të ndara, transmeton Gazeta e Prizrenit.

MOSVEPRIMI SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË PANDEMISË

·         Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 10.08.2020 – 00:55. Është ndaluar i dyshuari mashkull  kosovar , pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Landovicë, Prizren 09.08.2020 – 22:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga qeveria, duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Landovicë, Prizren 09.08.2020 – 22:45. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga qeveria, duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

·         Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 10.08.2020 – 01:05. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Rr. Bekim Berisha, Prizren 10.08.2020 – 04:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj tetë të dyshuarve meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit kanë rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria, për kufizim të lëvizjes. Të njëjtit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Gjinovc, Suharekë 10.08.2020 – 10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar, nuk ka respektuar rekomandimin e IKSHPK-se për vetë izolim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Korishe, Prizren 10.08.2020 – 15:00. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe kishte organizuar ahengje private (dasma), veprime këto që bien në kundërshtim me vendimin e qeverisë. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.