27-04-2024

Mbi 1.400 gjoba për 24 orë

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur brenda ditës 36 aksidente në trafikun rrugor, 16 nga to me të lënduar.

Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, sakaq janë shqiptuar 1408 gjoba.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale, sipas policisë, janë arrestuar 24 persona sit ë dyshuar, 8 nga ta janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Asnjë koment

Comments are closed.