27-04-2024

15 të vdekur nga Covid-19 për tri ditë në rajonin e Prizrenit

Gjatë tri ditëve të fundit, janë shënuar 15 raste të vdekjes me Covid-19 në rajonin e Prizrenit.

Në fakt komuna e Prizrenit dje printe për nga numri i viktimave në nivel vendi, raporton Gazeta e Prizrenit.

Numri i vdekjeve gjatë tri ditë ka qenë 8, 3dhe 4. Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i të vdekurve, pos komunës.

Rajoni i Prizrenit qëndron i ranguar lart edhe për nga rastet e reja me koronavirus. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.