26-04-2024

150 kërkesa për qasje në dokumente publike në komunat e rajonit të Prizrenit

Pesë komuna të rajonit të Prizrenit kanë raportuar se gjatë vitit të kaluar kanë lejuar qasjen në dokumente publike në afro 150 kërkesa të paraqitura nga palë të ndryshme. Ndërkohë, Dragashi është komuna e vetme e këtij rajoni që nuk ka dorëzuar raport lidhur me këtë çështje në Zyrën e kryeministrit të Kosovës.

Përderisa komunat e rajonit të Prizrenit kanë raportuar në Kryeministri se kanë lejuar qasje në dokumentet publike bazuar mbi kërkesat e pranuara, në anën tjetër monitoruesit e shoqërisë civile kanë vlerësuar se ka vonesa në kthimin e përgjigjeve, derisa vetëm numër i vogël i komunave i janë përmbajtur kthimit të përgjigjeve sipas legjislacionit aktual, shkruan sot Koha Ditore.

Në raportin mbi realizimin e të drejtës për qasje në dokumente publike të Zyrës së kryeministrit të Kosovës që mbulon periudhën janar-dhjetor 2017 figuron se në mesin e komunave të rajonit jugor më së shumti kërkesa ka pranuar Prizreni derisa Rahoveci ka pranuar më së paku, me përjashtim të Dragashit që nuk ka paraqitur fare raport.

Asnjë koment

Komento