22-11-2024

150 studentë të Malishevës përfitojnë bursë nga komuna

Komuna e Malishevës, ka ndarë 150 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret, bazuar në rregulloren për ndarjen e bursave për studentë. Pas vlerësimit nga ana e komisionit, kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e tij, që të mbështes 150 studentë me bursa.

Subvencionimi i studentëve, apo ndarja e bursave, është bërë për studentët të cilët studiojnë në Universitetet Publike në Republikën e Kosovës dhe janë nga Komuna e Malishevës.

Në njoftimin e komunës, thuhet se shuma e për subvencion është nga 50 euro në muaj dhe këtë subvencion, studentët do ta marrin për gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën kohore janar-qershor 2018. Sipas kësaj dhe vendimit të nxjerrë nga ana e kryetarit, Komuna e Malishevës, ka ndarë 45 mijë euro, për t’i mbështetur studentët, të cilët studiojnë në universitete publike.

Ndarja e bursave për studentë, është pjesë e angazhimeve të komunës, për përkrahje të studentëve, në studimet e tyre.

Në ueb faqen zyrtare të Komunës së Malishevës dhe në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës, është e publikuar edhe lista  përfituesve të bursës (subvencionit).

 

Asnjë koment

Comments are closed.