20-04-2024

Mbyllen 9 lokale me lojëra fati në Suharekë

Departamenti i Lojërave të Fatit ka mbyllur edhe 9 lokale të tjera të lojërave të fatit në qytetin e Suharekës.

Këto lokale janë mbyllur pasi inspektorët kanë konstatuar se lokalet në fjalë veprimtarinë e tyre e kanë ushtruar duke mos i plotësuar kriteret e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nga ky aksion janë konfiskuar 31 automate (pajisje për lojëra të fatit), njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 5000 euro.

Përveç mbylljeve të lokaleve dhe konfiskimeve të pajisjeve për lojëra të fatit, ATK ka iniciuar edhe 4 kallëzime penale ndaj personave të cilët kanë menaxhuar këto lokale./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.