Aksident mes dy veturave në rrugën Prizren–Prevallë, së paku një person i lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Reqan të Prizrenit, në rrugën Prizren–Prevallë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 09:40, mes dy automjeteve.
Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore.

Bytyqi ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

