23-11-2026

Sot protestë paqësore para KEDS-it në Prizren për furnzimin me energjinë elektrike

Për sot kryetarët e bashkësive lokale në Komunën e Prizrenit, nga ora 11:00 deri në 12:00, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste paqësore para objektit të KEDS-it në Prizren, për të shprehur pakënaqësitë e qytetarëve lidhur me problemet e vazhdueshme në furnizimin me energji elektrike.

Referuar organizatorëve kërkesa dhe njoftimi zyrtar për protestën tashmë janë dorëzuar në Policinë e Kosovës dhe në KEDS.  AJo synon të përfshijë shqetësimet e banorëve nga të gjitha rajonet e komunës, përfshirë Zhupën, Anadrininë, Vrrinin, Hasin, Lumën dhe qytetin e Prizrenit.

Pas protestës, organizatorët kanë kërkuar mundësinë e një takimi të përbashkët me përfaqësuesit e KEDS-it, për të diskutuar problemet e furnizimit me energji elektrike dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve konkrete.

Ata kanë ftuar qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe mediat që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se qëllimi është ngritja e shqetësimeve të qytetarëve dhe kërkimi i përgjegjësisë institucionale për një furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike.

Asnjë koment

Comments are closed.