23-11-2024

151 tableta dhe 275 pajisje shkollore donacion për nxënësit e familjeve me vështirësi ekonomike në Prizren

Komuna e Prizrenit, sot ka pranuar një donacion nga Banka Raiffaisen në Kosovë dhe Stepic Cef Chairty nga Vjena, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në njoftim, thuhet se donacioni përfshin 151 tableta dhe 275 pajisje të ndryshme shkollore, që iu dedikohen nxënësve të familjeve me vështirësi ekonomike të shkollave të komunës së Prizrenit.

Donacionin, në emër të Komunës së Prizrenit, ka pranuar drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaqi-Vezgishi, ku të pranishëm ishin edhe Enver Osdautaj nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Robert Ëright, drejtori ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë dhe Murat Sahin, udhëheqesi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë./GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Dështon miratimi i buxhetit 2021 të Komunës së Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.