24-11-2024

159 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Prizrenit

159 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Prizrenit. Vetëm gashtë prej tyre ishin vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Visar Shehu, drejtor i Shëndetësisë në Prizren ka dhënë detaje për gjendjen epidemiologjike në këtë komunë. Thotë se kanë kapacitete shëndetësore për tu dalë në ndihmë qytetarëve.

“Momentalisht kapaciteti i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit është 250 të hospitalizuar mund të marrin në të njëjtën kohë oksigjenoterapi, edhe rreth 100 persona mund të shtrihen në spital. Ka akoma kapacitet. Shpresojmë që numri të zvogëlohet dhe të mos hospitalizohen”, tha Shehu për RTK-në.

Lexo edhe:

Tre të vdekur me Covid nga rajoni i Prizrenit

“Pjesa dërrmuese e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar por ka raste edhe të vaksinuar. Nga 159 të hospitalizuar 14 nga ta janë të vaksinuar me dozën e parë ndërsa gjashtë janë me dozën e dytë dhe pjesa tjetër janë të pavaksinuar”, tha Shehu/EO

Asnjë koment

Comments are closed.