Tre të vdekur me Covid nga rajoni i Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes me Covid-19 në Kosovë, prej të cilëve tri raste janë nga rajoni i Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas të dhënave nga të  Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga komuna e Prizrenit,  Suharekës dhe Rahovecit është nga një i vdekur.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë, pos komunës.

Lexo edhe:

 

Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Prej tyre 170 janë nga Prizreni, nga Suhareka 18, Rahoveci 42 dhe Malisheva 54. /GazetaePrizrenit.net/