23-11-2024

16 të porsalindur tri ditët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 16 raste të lindjeve.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe është regjistruar numër i njëjtë, pasi 8 janë vajza e po aq djem, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane” me operim, ka qenë katër.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite, si dhe largimit apo lëvizjes së qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.