27-07-2024

Vdes 39 vjeçari, u godit nga një kamion në Malishevë

Një person i moshës 39 vjeçare ka ndërruar jetë, pasi që i njëjti është goditur nga një kamion në Llazicë të Malishevës.Vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Nysret Xhurkaj.

“Sot rreth orës 19:30, ka vdekur një person. Nga konstatimi i mjekut ka dal që goditja ishte fatale, kurse personi i vdekur ishte i moshës 39 vjeçare. I dyshuari është arrestuar dhe gjendet në stacionin e policisë”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Ndryshe, Indeksonline publikoi më herët edhe një video të aksidentit në fjalë.

Asnjë koment

Comments are closed.