16 të vdekur dhe 2,098 të infektuar me coronavirus në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400.
Në total numri i rasteve aktive është 25.407.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.
Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.