19-vjeçarja në Prizren tenton të vetëvritet, Policia jep detaje
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Fehmi Ibrahimi” në Prizren ku një 19-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar domestos, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Një femër 19-vjeçare ka tentuar të bëjë vetëvrasje për motive të panjohura duke përdorur domestos. Është dërguar në emergjencë ku i është dhënë ndihma e parë”, tha Shaqiri.
Ai shtoi se 19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është hapur si “vetëvrasje në tentativë”.