19 vjet nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova
Sot bëhen 19 vjet nga ndarja nga jeta e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Për nder të tij, sot do të zhvillohen një sërë aktivitetesh përkujtimore.
Presidenca ka njoftuar se homazhet do të nisin në orën 09:00 te varri i presidentit Rugova në Velani, ku presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë do të bëjnë nderimet e tyre.

Aktivitetet përmbyllen në orën 12:00 me promovimin e librit të ri të Fondacionit “Ibrahim Rugova,” të përgatitur nga Ndue Ukaj, me titull “Rugova prijësi intelektual,” ku do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.