24-11-2024

2 javë nga Liga e UEFA-s, Kosova ende pa stadium

Kosova prezantoi jo pa krenari rikonstruksionin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me shpresën se fundi i kësaj vere do ti garantonte më në fund kësaj përfaqësuesja, ndeshje në shtëpi.

Por kur duhen më pak se dy javë nga starti i fushatës eliminatore për Ligën e Kombeve të UEFA-s, ende nuk ka një konfirmim për kalendarin e pritshëm.

Më 7 shtator Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parë, një 90 minutësh i programuar kundër Azerbajxhanit në Stadiumin Olimpik të Baku.

Tre ditë më vonë, saktësisht me 10 shtator, skuadra e trajnerit Bernard Shaland do të duhet të luajë ndeshjen tjetër, të parën si vendase kundër San Marinos. Kundërshtari i dobët në letër ka ngjallur optimizmin te Kosova për 3 pikë të sigurta, e nëse këto vijnë në stadiumin e Prishtinës, do ishte një festë e vërtetë.

Por edhe pse ka nisur numërimi mbrapsht, Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga UEFA për vendimin final mbi licencimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Inspektimi që u bë në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në mes të Dritës dhe Prishtinës nuk pati sinjale shumë pozitive. Nëse brenda gushtit nuk vjen një njoftim zyrtar nga shtëpia evropiane e futbollit, Kosova ndeshjet do të detyrohet t’i luajë përsëri në Shqipëri, me gjasë në stadiumin “Loro Boriçi”./Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.