13-04-2025

20 gjyqtarë dekretohen me mandat fillestar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot 20 gjyqtarë të rinj me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Nga gjyqtarët e emëruar, 12 janë gra dhe 8 burra.

Gjatë ceremonisë së betimit që u mbajt në Presidencë, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do të ushtrojnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri.

Presidentja Osmani në fjalën e saj theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur dhe funksional për ndërtimin e një shteti demokratik dhe të suksesshëm.

“Integiteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë shtyllat kryesore për garantimin e barazisë para ligjit dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë,” u shpreh ajo.

Emërimi i gjyqtarëve të rinj pritet të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe në adresimin e rasteve të grumbulluara në gjykata.

.

Asnjë koment

Comments are closed.