23-11-2024

20 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

20 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 2066 mostra. Me 20 rastet pozitive, përqindja e rezultateve pozitive në raport me numrin e testeve është 0.9 për qind.

Në këtë periudhë kohore s’është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Aktualisht janë 1334 raste aktive me COVID-19, në nivel vendi.

Nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 107 mijë e 486 raste pozitive. Nga ta 2244 persona kanë humbur betejën me virusin.

Asnjë koment

Comments are closed.