27-04-2024

20 vjeçari nga Malisheva që u gjet i vdekur në Itali, dyshohet se u vra nga kushëriri i tij

Policia italiane ka arrestuar M.Morina (emër i njohur për redaksinë), i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, Erion Morinës, 20 vjeçarit nga Drenoci i Malishevës, trupi i pajetë i të cilit u gjet në lumin e Kalkios në Itali.

Mediat italiane raportojnë se M. Morina u arrestua nga policia ditën kur ndodhi vrasja, por arrestimi i tij u bë i ditur vetëm mbrëmjen e djeshme.

 

Ende nuk janë sqaruar shkaqet e vdekjes së 20 vjeçarit, i cili kur u gjet në kanal kishte plagë në kokë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës. Për të kuptuar nëse Erion Morina vdiq nga plagët ose pasi ra në kanal, është urdhëruar autopsia e trupit të pajetë të tij.

 

Për të kujtuar 20 vjeçarin, në vendin e ngjarjes gjatë ditë së djeshme shokët e tij vendosën disa buqeta me lule dhe qirinj.

Në përkujtimin e tij morën pjesë edhe qytetarë italianë dhe fqinj të ndërtesës ku viktima kishte jetuar për gjashtë muaj së bashku me kushëririn e tij M.Morina, i dyshuar për vrajsen e tij.

Asnjë koment

Comments are closed.