19-04-2024

20-vjeçarja në Malishevë tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në QKUK

Brenda emergjencës kanë bërë me dije se 20-vjecarja ishte dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi e njëjta dyshohet se kishte konsumuar preparate higjienike (domestos).

Fillimisht stafi mjekësor i QKMF-së i ka ofruar ndihmën e parë viktimës dhe e njëjta më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali mëson se akoma s’dihen motivet që dyshohet ta kenë shtyrë 20-vjeçaren të bëjë këtë veprim, por tashmë kanë nisur hetimet që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pasi Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për ngjarjen, ka urdhëruar që rasti të cilësohet si “Tentim vetëvrasje”.

/GazetaSinjali

Asnjë koment

Comments are closed.