18-05-2024

20 vjet nga masakrat serbe në Celinë, Fortesë e Brestoc të Rahovecit

Sot bëhen 20 vjet kur forcat kriminele serbe vranë shumë civilë të pafajshëm shqiptarë në disa pjesë të Anadrinisë, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”

Nga dora e kriminele serbë në Celinë u vranë 75 civilë, si dhe shtatë persona të tjerë, që ishin mysafirë në këtë fshat. Në mesin e tyre ishte edhe një dy vjeçare Alma B. Zeqiri, ndërsa nuk është kursyer as plaku 106 vjeçar, Hasan Sinani.

Po ashtu janë vrarë edhe 69 shqiptarë në Fortesë, 49 në Brestoc të Rahovecit, ku ranë edhe pesë dëshmorë.

Masakrat u kryen një ditë pas fillimit të bombardimeve ajrore nga forcat e NATO-s kundër forcave kriminele serbe.

Në përkujtimin e tyre sot në këto lokalitete mbahen tubime përkujtimore. /GazetaePrizrenit.net/

Rezultate imazhesh për celinë kosovo

 

Asnjë koment

Comments are closed.