25-04-2024

200 euro gjobë ndaj të akuzuarit për posedim të paautorizuar të narkotikëve

ka shqiptuar dënim me 200 euro gjobë ndaj të akuzuarit për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Bardhyl Vierling.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas fillimit të seancës, prokurori Enis Gashi bëri përmirësimin e aktakuzës sa i përket veprës penale, duke bërë rikualifikimi juridik nga vepra penale posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 269 paragraf 2 të KPRK-së në veprën penale posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga nenin 269 paragraf  2 lidhur me 1 të KPRK-së ndërsa sipas tij, pjesa tjetër e aktakuzës mbetet e pa ndryshuar.

Pas kësaj, i akuzuari Vierling ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe se pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Enis Gashi, i cili tha se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjykatësi Shabani, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej 60 euro në total.

Po ashtu, gjykatësi Shabani ka bërë konfiskimin e substancës narkotike të llojit heroinë e përzier me paracetamol dhe kafeinë me peshë 2.50 ± 0.0001gram.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 21 shtator 2020, ndaj Bardhyl Vierling, duke e ngarkuar atë me veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 27 qershor 2020 rreth orës 09:00 minuta, në magjistralën Gjakovë-Rahovec, pikërisht në fshatin Xërxë, paautorizim posedon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, substanca psikotrope ose analoge.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari  duke udhëtuar me dy shokët e tij në automjetin e markës “VW-Golf”  e kur zyrtarët policor kërkojnë nga shoferi dhe pasagjerët  te dalin nga vetura, i pandehuri hedh ne tokë tri qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri e dyshuar për narkotik te llojit heroinë e cila është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor, ku pas ekzaminimit laboratorik rezulton te jetë heroinë e përzier me paracetamol dhe kafeinë, në peshë 2.50 ± 0.0001gram.//BetimipërDrejtësi.

Asnjë koment

Comments are closed.