18-05-2024

21 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

Sot, bëhen 21 vjet kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.  Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori.

Kjo datë e rëndësishme do të shënohet edhe në Prizren.

12 Qershori shënohet si Dita e Çlirimit të këtij qytetit të dytë për nga madhësia, pas kryeqendrës.  Në këtë Komunë sot është ditë pushimi për institucionet publike, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndërkaq, për shkak të Pandemisë, sivjet aktivitetet duken më të zbehta. Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon këto aktivitete:

10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve (në Landovicë)

11:00 – Bëhet vënia e gurthemelit për ndërtimin e memorialit të Komandant Drinit në Bazhdarhane. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.