25-11-2024

21 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Zenun Çoçaj

Sot mbushen 21 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Zenun Çoçaj.

Ai ra dëshmor më 4 qershor 1999,  në fshatin Gjonaj të Hasit si pjesëtar i UÇK-së në brigadën 126 në Zonën Operative të Pashtrikut, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ishte komandat i batalionit logjistik të brigadës 126.  Ngeli brenda kufirit dhe me ushtarët e mbetur riaktivizoj njësitin sanitaro-vëzhgues të kësaj brigadës

Vitin e kaluar në kontekstin e shënimit të 28 Nëntorit – festës që përkon me disa ngjarje madhore të historisë kombëtare, nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dëshmorit Çoçaj iu nda urdhri “Hero i Kosovës”.

Ai bashkë me dr. Halil Cikajn, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-së, pos tjerash kanë ndihmuar edhe shumë bashkëluftëtarë të UÇK-së, të cilët arrinin në fshatrat e zbrazura të Hasit si dhe në malet e Pashtrikut.

Ndryshe Zenun Çoçaj punoi për disa vjet si sekretar shkolle në Gjonaj.

Sot shkolla fillore e fshatit Gjonaj mban emrin “Zenun Çoçaj”.  /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.