18-04-2024

Shërohen edhe 8 të infektuar me COVID-19 në Prizren

Prej katër ditësh nuk është raportuar asnjë rast i infektuar me Covid-19 në komunën e Prizrenit, ndërkohë që sipas zyrtarëve lokal numri i përgjithshëm i të infektuarve është 134 persona, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në komunën e Prizrenit së fundi janë shëruara tetë persona të infektuar. Këtë e ka njoftuar, drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, duke e vlerësuar si një lajm të mirë për Prizrenin.

Përmes faqes së tij në “facebook” ai ka dhënë edhe këto statistika:

134 te infektuar,
84 te shëruar,
3 kane humbur jete,
47 raste vazhdojnë te jene aktive. / GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.