22 mijë euro i konfiskuan doganierët serbë, një qifti shqiptar nga Hungaria
Doganierët serbë në pikëkalimin kufitar Merdar, midis Serbisë e Kosovës, një çifti shqiptar që po vinte nga Hungaria, i kanë konfiskuar 22 mijë euro, pasi iu gjetën 42 mijë euro të padeklaruara, njoftojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Siç citohet nga mediat njoftimi i Doganës serbe, paratë u kapën te çifti shqiptar, që po udhëtonte me veturën e tipit “BMW X6” me regjistrim të Hungarisë, prej nga edhe po udhëtonin.
Sipas raportimit të medieve, ata u kishin thënë se nuk kishin asgjë për të deklaruar, por pas kontrollit në çantën gruas u gjetën 42 mijë euro. Nga këto, doganierët serbë konfiskuan 22 mijë euro, ndërsa 20 ua kthyen, meqë nga 10 mijë kishin të drejtë të kishin secili nga bashkëshortët, transmeton Koha.net.