24-04-2024

22 vjet nga masakrimi i 77 martirëve në  Korishë

Më 13 maj 1999, në fshatin Korishë ndodhi një masakër e tmerrshme. Në një proces të montuar nga forcat serbe, NATO gjuan përmes aeroplanëve bombardues ku vriten 77 persona, mes tyre edhe tri foshnje, si dhe 14 nxënës të shkollës. 61 persona të tjerë janë plagosur.

Viktimat ishin kryesisht nga Korisha si dhe nga fshatrat Bllacë, Grejkoc, Budakovë, Maçitevë, Mushtishtë, Reshtan etj, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Forcat serbe përdorën një kolonë të refugjatëve shqiptarë të nisur në drejtim të Shqipërisë, duke e ndaluar në rrugë, për ta përdor si mburojë ndaj bombardimeve të NATO-s. Pas këtij rasti, zyrtarët serbë kishin sjellë ekipe të televizive në vendngjarje. Më vonë televizioni serb, tregonte skena shkatërrimesh, trupa të djegur sa nuk mund të identifikoheshin si dhe traktorë të djegur e shkrirë.

Qeveria jugosllave këmbëngulte që NATO kishte në shënjestër civilë ( NATO says target was military post”. Sunday Free Lance-Star (në anglisht), 16 maj 1999), ndërsa të mbijetuarit shqiptarë pretendonin se ata ishin vendosur nga autoritetet jugosllave si mburoja njerëzore në mënyrë që të vriteshin nga bombat e NATO-s.

Nga masakra e kurdisur u martirizuan këto familje: nga familjet Ahmetaj 44 anëtarë, nga familjet Kukaj 12 anëtarë, nga familja Dakaj 4 anëtarë, nga familja Xhaferi 3 anëtarë, të familjes Rexhaj 1 anëtar, kurse nga fshatrat tjera të cilët humbën të dashurit e tyre janë: familja Suka, nga Bllaca, që humbi 7 anëtarë , familja Palushi-Budakovë 4 anëtarë, familja Bejselami nga Reshtani humbi 3 anëtarë dhe familjet-Behluli-Mushtisht, dhe ajo Selimi-Grejkovc, humbën nga një anëtar.

Në përkujtim të 22-vjetorit, kryesia e fshatit Korishë sot në ora 11.00 do të bejë homazhe në varrezat e martirëve në fshat, kurse aktivitetet tjera nuk do të ketë për shkak të  punimeve në  Memorialin e Martirëve. /GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.