22-06-2024

25 subjekte politike garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit

25 subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin për certifikim si dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 8 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media, Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, transmeton Koha.net.

Sipas tij në mesin e tyre janë 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidatë i pavarur.

Sipas tij listat e kandidatëve për deputetë do të publikohen pas procesit të certifikimit nga ana e KQZ-së.

Asnjë koment

Comments are closed.