17-06-2024

25-vjetori i çlirimit, Tony Blair mban nesër fjalim në Kuvendin e Kosovës

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të hënën më 10.06.2024.

Sipas njoftimit, kjo seancë ka në rend të ditës vetëm këtë pikë.

Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.

Në shenjë admirimi për kontributin që ka dhënë, në Kosovë u është vënë emri i tij disa fëmijëve të lindur pas luftës, e të cilët tash janë në moshën 25-vjeçare.

Asnjë koment

Comments are closed.