23-11-2024

260 persona nga Kosova u përzgjodhën nga Lotaria Amerikane 

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar të dhënat mbi Lotarinë Amerikane ku ka treguar se mes rreth 15 milionë regjistrimeve për vitin 2020, 84 mijë aplikues janë përzgjedhur nga sistemi.

Në Evropë, Rusia mban vendin e parë me 5118 persona të përzgjedhur, ndërsa Shqipëria është e dyta me 3603. Në Kosovë 260 persona kanë fituar Lotarinë Amerikane.

Numër të lartë të përzgjedhurish ka dhe Ukraina me rreth 3 mijë dhe Turqia me 2709. Ndërsa Islanda dhe Luksenburgu s’kanë asnjë të zgjedhur. Në Afrikë kryesojnë Egjipti me 5568 aplikues të përzgjedhur, pasuar nga Republika Demokratike e Kongos me 4743 persona.

Mundësinë e aplikimit e kanë pasur banorët e 177 shteteve të botës brenda periudhës 34 ditore, e cila filloi në 3 tetor të 2018-ës dhe është mbyllur në 6 nëntor 2018, transmeton tch.

Programi i Lotarisë Amerikane bën të mundur dhënien e 55 mijë vizave çdo vit, që u siguron këtyre shtetasve qëndrim të përhershëm në SHBA.

Asnjë koment

Comments are closed.