21-05-2024

27 persona të ndaluar në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka ndaluar 27 persona në 24 orët e fundit në të gjitha komunat e Kosovës, për mosveprim ndaj dispozitave shëndetësore gjatë situatës me koronavirus.

Sipas raportit të Policisë, 27 personat janë ndaluar në 15 raste të ndryshme. Arsyeja e ndaljes së shumicës prej tyre është mosrespektimi i orarit të lëvizjes së lejuar nga ora 6:00-17:00, raporton KOHA.

Kryesisht rastet e shënuara janë në komunën e Prishtinës, Pejës, Obiliqit, Podujevës e Mitrovicës.

Asnjë koment

Comments are closed.