25-04-2024

28-vjeçari ra nga ballkoni i “Rogner”/ Nis hetimi për administratorin dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes së hotelit

Ka nisur hetimi për administratorin dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes të hotel “Rogner’, pas ngjarjes së rëndë ku një 28-vjeçar gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga dritarja e dhomës.

Ajdin Mustafi, i cili kishte ardhur nga Zvicra, ndërroi jetë në spital më 10 shtator, pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të 5 të hotel ‘Rogner’.

Dyshohet se mbrojtësja metalike nuk ka qenë e fiksuar mirë, e për pasojë i riu ka rënë nga lartësia e katit të 5-të.

Trupi i të riut në dysheme është gjetur së bashku me mbrojtësen metalike të ballkonit.

“Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H., 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë””, njofton policia. /Top Channel

 

Asnjë koment

Comments are closed.