16-07-2026

28 vjet nga beteja e parë e UÇK-së në komunën e Prizrenit

Sot, mbushen 28 vjet nga beteja e parë në mes të ushtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe në komunën e Prizrenit, të zhvilluar më 16 Korrik 1998, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Atëkohë, forcat e mëdha serbe patën ndërmarrë një ofensivë kundër pozicioneve të UÇK-së në rajonin Vrrinit, të shpallur zonë e lirë e UÇK-së, por pas luftimeve të ashpra ishin zmbrapsur me humbje.

“Gazeta e Prizrenit” më parë ka botuar një shkrim për këtë ngjarje, të cilën mund ta lexoni në këtë link:

Asnjë koment

Comments are closed.