24-11-2024

29-vjeçarja i raporton vëllezërit që e sulmuan fizikisht, e mbyllën dhe ia morën paratë

Një konflikt familjar që dyshohet se ka ndodhur para një muaji në Isniq të Deçanit, u raportua së fundmi në Polici nga një 29-vjeçare.

Këtë herë, viktima i denoncoi dy vëllezërit për dhunën fizike që kanë ushtruar ndaj saj.

Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmë në Polici, ku ka deklaruar se vëllezërit e saj e kanë mbyllur në dhomë pasi e kanë rrahur, si dhe ia kanë marrë paratë që i kishte.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tyre dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Asnjë koment

Comments are closed.