Aksion i antidrogës në Prizren: Kapet një person, i sekuestrohen drogë dhe mbi 19 mijë euro
Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren, nën dyshimin për posedim të narkotikëve, transmeton IndeksOnline.
“Gjatë kontrollit të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 26.43 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 182.44 gramë marihuanë, 221 pako me nga 30 copë diazepam, 165 pako me nga 30 copë bensedin, si dhe 2.44 gramë tjetër substancë e dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia ka sekuestruar 19 mijë e 625 euro dhe një telefon mobil.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IO

Lexo edhe:



