29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut
Sot bëhen 29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, e cila fuqizonte ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut të vitit 1990.
Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të mirë dhe të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilët kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptarë dhe futjen e masave të dhunshme.
Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën e 2 Korrikut ishin shpallur persona në kërkim.
7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të çmuara të Kosovës./KsP.