27-07-2024

Foto e ditës: Pikëtakimi i Drinit me lumin Buna

Pamje nga pikëbashkimi i “Drinit të Madh” (majtas) me lumin Bunë (djathtas). Foto e shkrepur nga Kalaja e Rozafës (Shkodër), nga Dr. Selman Muçaj, dërguar portalit “Gazetaeprizrenit.net”.

Lumi Buna (latinisht: Barbana) ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ai buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit. Buna është i vetmi emisar i Liqenit të Shkodrës.

Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 335 km gjatësi në total. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e XIX.

Asnjë koment

Comments are closed.